Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ende nuk ka vendosur së cilin nga kandidatët për kryetar të Prishtinës do t’i përkrah në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Më 19 nëntor në balotazh për të parin e Prishtinës do të jenë në garë Shpend Ahemti nga Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, AKR e cila me kandidatin e saj në Prishtinë, Selim Pacolli doli e treta thotë se janë duke diskutuar më anëtarësinë e partisë për të marr një vendim.

Vesel Makolli sekretar i AKR-së, ka thënë për lajmi.net se ende nuk ka një vendim dhe për këtë do të vendoset nga kryetari dhe kryesia e partisë.

“Ende nuk ka ndonjë vendim, ajo do të shkojë në nivel institucional të kryetarit të partisë dhe kandidatin ton i cili ka qenë shumë i suksesshme, Selim Pacolli. Qëndrimi partiak është që kjo mu vendos në mënyrë institucionale, nga kryetari i partisë, kandidati që ka qenë për Prishtinën dhe kryesja. Jem duke biseduar me degët dhe duke lexuar edhe qëndrimin e opinionit dhe duke shikuar se ç’farë ofrojnë”, ka thënë Makolli, për lajmi.net.

Nënkryetari i AKR-së, Rrahim Pacolli sot ka zhvilluar një takim me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-nënkryetarin Dardan Sejdiu.

Pacolli me atë të një postimi në facebook ka shkruar se kanë biseduar për diskutuam për të ardhmën e kryeqytetit”.

Makolli ka treguar edhe disa nga kushtet që ka kjo parti për të mbështetur Ahmetin ose Abrashin.

“Ata që ofrojnë më shumë rreth programeve, që janë për të mirën e Prishtinës, ata që u thonë stop të gjitha këtyre çfarë është bërë deri më tash, atëherë ata do i përkrahim normalisht duke marr parasysh edhe opinion e anëtarësisë së gjerë”, është shprehur Makolli.

Më 19 nëntor në raundin e dytë për kryetar të Prishtinës do të jenë Shpend Ahemti dhe Arban Abrashi./Lajmi.net/