As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të votojë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, raporton “Zeri.info”.

Kështu bëri të ditur deputeti i LDK-së, Naser Osmani, i cili tha se Grupi Parlamentar i këtij subjekti nuk do ta mbështesë rishikimin e buxhetit.

Osmani gjatë fjalës së tij në seancë, ndër të tjera shprehu shqetësimet për heqjen e sigurimeve shëndetësore.

Ndërkaq, para LDK-së edhe Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se nuk do ta mbështesë një gjë të tillë./Zeri