Vlerësimi I BDI-së për procesin e sotëm zgjedhor është se zgjedhjet u zhvillua në mënyrë demokratike. Qytetarët lirshëm shprehen vullnetin e tyre.

“Qeveria e RM, demonstroi kapacitete demokratike për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Votimet janë mbyllur tashmë dhe ka filluar procesi I numërimit të votave. Në momentin që të kemi rezultatet e para, ne do ti ndajmë me ju”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës I shtabit zgjedhor të BDI-së.