Shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së, Alojz Peterle, të cilët kanë monitoruar zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka thënë se heqja e balotazhit nuk është në rekomandimet e vëzhguesve të BE-së.

Ky rekomandim është dhënë nga ekspertë të zgjedhjeve të cilët vlerësojnë se balotazhet e zhvilluara në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë ndikuar edhe në efikasitetin e procesit elektoral.

Mirëpo, Peterle, në një intervistë ekskluzive për portalin arbresh.info tha se një gjë e tillë varet nga partitë politike nëse duan ta ndryshojnë.

“Kjo nuk është në rekomandimet tona dhe varet nga partitë politike në Kuvendin e Kosovës nëse do të ndryshonin apo jo. Por, nuk është detyra jonë të merremi me këtë”, ka thënë Peterle