Kreu i Lëvizjes Besa, njëkohësisht edhe kandidat për Komunën e Tetovës, doli në një konferencë për mediat ku ngriti disa akuza drejtuar zonjës Teuta Arifi, shkruan Almakos.
Sipas tij në katër vitet e fundit, Arifi, ka harxhuar 113.6 milionë denarë për kontrata në vepër, shërbime nga të cilat ka përfituar ajo personalisht dhe jo qytetarët e Tetovës.
Kasami, tha se veçanërisht në ditët 5 muajt e fundit keqpërdorimet janë rritur edhe më shumë, kohë në të cilën janë lidhur dhjetëra kontrata në vepër, kështu keqpërdorimet kanë arritur kulmin në periudhën parazgjedhore. Ai tha se ka të dhëna konkrete për vitin 2017, madje shtoi se shifra e keqpërdorur do të rezultoj të jetë shumë më e lartë.
Ai tha se të gjitha informacionet me të dhëna të plota do t’i bëjë publike në ditën e parë si kryetar në Komunën e Tetovës dhe se keqpërdoruesit do të vendosen para drejtësisë.

Bilall Kasami prezanton keqpërdorimet dhe tendencat korruptive të Teuta Arifit për blerjen e votës

Posted by Almakos.com on Dienstag, 24. Oktober 2017

Ja dhe fjalimi i plotë nga pres – konfernenca e ditës së sotshme (e martë) e Bilall Kasamit:

Ndonëse është në ditët e fundit të mandatit të saj në krye të komunës së Tetovës, kryetarja në ikje Teuta Arifi vazhdon të bëjë atë që di më së miri: të shpenzojë buxhetin e komunës për njerëz që i kryejnë shërbime personale asaj, duke shfrytëzuar linjën buxhetore të kontratave mbi vepër.

Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare të qeverisjes së saj të dështuar, u evidentuan harxhime marramendëse për shpenzimet e saj dhe stafit si dhe për punësime të personave me kontratë mbi vepër, kryesisht militantë partiak dhe grupe interesi që këto shërbime ia “shpaguajnë” kryetares në ikje duke shpifur ultë për cdokënd që i zbulon dhe i shpërfaq këto fakte korruptive.

Sipas informatave tashmë të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepë (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa e pushtuar nga pa.niku i humbjes tashmë vijnë informata se ajo nënshkruan dhjetëra kontrata të tilla të shërbimeve mbi vepër për periudhën pesë mujore, e të cilat në fakt janë shërbime që i ofrohen vetëm asaj, e jo qytetarëve të komunës.
Teuta Arifi bën shkelje të dyfishtë, jo vetëm duke keqpërdorur buxhetin komunal, por edhe duke shkelur kodin zgjedhor duke keqpërdorur mjetet e komunës, si dhe duke shfaqur tendencën që të korruptojë njerëz dhe të blejë votën.

Me këtë rast pyesim publikisht, sa u kushtoi tetovarëve nga taksat e tyre një votë për këtë kryetare të dështuar?
Sidomos kur këto punësime fiktive bëhen në kundërshtim të plotë me sistematizimin e vendeve të punës dhe në kundërshtim me cdo procedurë administrative.

Shfryezojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje organeve të rendit që të hetojnë sa më parë këto keqpërdorime të cilat vazhdojnë gjatë katër viteve në Komunën e Tetovës, ndersa kanë arritur kulmin tani në këtë peridhë të zgjedhjeve ku buxheti i komunës është duke u keqpërdorur pamëshirshëm nga kryetarja në ikje, Teuta Arifi.

Po ashtu, zotohem se të gjitha këto të dhëna do të bëhen publike në ditën e parë të punës time si kryetar dhe të gjithë keqpërdoruesit do të vihen para drejtësisë.