Në një postim të tij në FB, zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti ka thënë se ‘Aleanca e së Keqes’, siç e quan ai atë mes LSDM-së dhe BDI-së, ka pasur për qëllim t’i mund e t’i mposhtë shqiptarët.

Sipas Mehmetit, kryetarët e partive që përbëjnë ‘Aleancën me Besë’ nuk duhet të japin dorëheqje, se kështu vetëm do e ndihmonin armikun. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Emad Mehmetit.

“Dallimi mes ‘Aleancës me BESË’, dhe ‘aleancës së të keqes shqiptare’, pra mes Ali Ahmetit dhe Zaevit është e dukshme: Lëvizja BESA dhe Aleanca Shqiptare u bashkuan për ta luftuar të keqen dhe ata që duan ta zhbëjnë indin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa LSDM-ja dhe BDI-ja u bashkuan që t’i “mposhtin” e t’i mundin shqiptarët e këtushëm!

Por, beteja mes ‘Aleancës me Besë” kundër ‘Aleancës së të Keqes shqiptare’, e që janë BDI-ja dhe LSDM-ja, sa po ka filluar!

Dhe ja një përgjigje për gjithë ata që pyesin se a do japin dorëheqje drejtuesit e partive që e përbëjnë ‘Aleancën me BESË’: ‘Gjeneralët’ e mirë nuk tërhiqen nga lufta përderisa i kanë ‘luftëtarët’ në mes të betejës, sepse e dinë se ashtu vetëm do e ndihmonin armikun”, shkruan Emad Mehmeti.