Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller, mbi mentalitetin serb ndaj historisë.

Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë, ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd.

Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë.

“Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bo mbardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviqit.

Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin.

“Shumë spektatorë reaguan të indinjuar, shtypi i afërt me qeverinë shkumëzoi, një gazetë bulevardeske madje e shfytyroi emrin e Müller – në Müll- (që në gjermanisht do të thotë plehrë. shën red.) Si përshtatet kjo me orientimin “proeuropian” të Serbisë?”

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje problemeve të shoqërisë serbe sot, ku jeta “party” e maskilizmi pompoz nuk e fshehin dot korrupsionin e thellë brenda saj.

Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviqit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiq) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigant i financuar nga Abu Dhabi”.