Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për zhvillimin e dialogu të brendshëm në lidhje me Kosovën.

Kryetari i grupit është emëruar drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net

Siç raportojnë mediat serbe pas mbledhjes së qeverisë, të gjithë ministrat do të marrin pjesë.

Detyrë e këtij grupi është të mbështesë autoritetet kompetente të organizatave për kryerjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën. /Lajmi.net/