Gjyla Çeliku

Të drejtë morale për të folur për politikën tonë shqiptare në Maqedoni kanë të gjithë ato/ata që kanë kontribuar për ne, të gjithë ato/ata që s’kanë prekur ndjenjat e popullit tim këtu(që s’kanë krijuar përçarje dhe ofendime), të gjithë ato/ata që promovojnë dhe avancojnë popullin tim, të gjithë ato/ata që e urojnë një komunë shqiptare kombëtare si Uskana dhe të gjithë ato/ata që nuk mbjellin urrejtje fetare.
Kot shet mend për politikën n’Maqedoni, s’ti blen kush më këtu, sepse sa na vlerëson ti neve, aq edhe ne ty. Më mirë mos fol!
Politikanet që na vijnë nga gazetaria, janë të njejtë si këngët tallava(tekste momentale) dhe politika momentale, pa pasur strategji të politikave afatgjate. Asnjë analizë politike, asnjë deklaratë politike dhe asnjë hap ndryshimi nuk sollët ju gazetaro/politikanë të famshëm. Ju sollët dhunë, sharje, përçarje, rrahje, show televizive pa etikë politike dhe hasmëri. Çdo përkrahje e kategorisë tënde shkon në dëm të subjekteve politik n’Maqedoni dhe çdo sharje shkon n’dobi të subjekteve politike. Politika s’është tallava, dhe konkluzionet e tua s’janë të sakta, ndaj më mirë vazhdo me vakitë e përditshmërisë dhe sharjen e Vetëvendosjes(oksigjenin që ju freskon dhe mban në formë) ashtu si dhe e ke zakon…
Për fund:
“I din Meta punët e veta” , thënie e vjetër shqiptare. Hulumto më shumë rreth kësaj thënie!