Sondazhi me të rinjët e moshës 19 vjeçare, në Zvicër, i realizuar nga Departamenti Federal i Mbrojtjes në Zvicër, ka nxjerrë në pah se tre të katërtat e të rinjve të anketuar duan modelin tradicional që “gratë të rrinë shtëpi e burrat në punë”.

Të rinjtë e Zvicrës parapëlqejnë modelet tradicionale të familjes. Kjo do të thotë se shumica e madhe e tyre planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijë. Kjo del nga sondazhi më i ri i të rinjve (të moshës 19 vjeçare), me titullin “ch-x” që e ka realizuar Departamenti Federal i Mbrojtjes, shkruan sda.ch.

Sipas sodazhit, tre të katërtat e të rinjve të anketuar duan që kur ta arrijnë moshën, të kenë fëmijë, transmeton albinfo.ch.

Ata thonë se koha ideale për t`u maruar është mosha 28 vjeçare.

Modeli më i preferuar i shumicës është që burri të punojë me orar të plotë ndersa gruaja me orar të shkurtuar, të pjesshëm.

Në përgjithësi ata janë për ruajtjen e modelit tradicional si pas të cilit burri është përgjegjës për të siguruar mjetet për jetesë ndërsa gruaja, për të qëndruar në shtëpi dhe për t`u kujdesur për fëmijët dhe për ushqimin.

Të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, paraqiten mjaft tradicionalistë edhe në aspekte tjera, përcjell albinfo.ch. Ata shprehen se në jetën e tyre udhëhiqen më tepër nga dashuria njerëzore dhe bamirësia se sa nga etja për pushtet.

Për këtë sondazh janë pyetur 50 mijë të rinj dhe 1800 të reja. Përzgjedhja e tyre ka qenë e rastësishme.