Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte pritur në zyrën e tij deputetin e Nismës, Milaim Zekën, ditën kur ky i fundit u arrestua nga Policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me viza të 920 qytetarëve dhe shmangie nga tatimi.

Për herë të parë pas atij rasti, Haradinaj në një intervistë për emisionin ‘Komiteti’, ka shpjeguar që deputeti Zeka ka qenë ai që ka kërkuar takim me të në zyrën e Kryeministrit dhe se me të është biseduar vetëm për Radio Televizionin e Kosovës.

Me shaka, Haradinaj tha që ‘të mos vijnë më te unë’ duke aluduar në arrestimin e Zekës pak orë pas takimit me të, ditën e hënë.

“Ai kërkoi një konsultë dhe e prita. Nuk kemi folur shumë (për çështjen e Zekës), u bënë shumë tema, ishte grushtimi në studio. Më shumë kemi folur për ligj, për RTK’në”, ka shpjeguar Haradinaj.

Milaim Zekës, pas arrestimit, Gjykata ia ka caktuar masën e ndalimit të arrestit shtëpiak. /gazetametro.net