Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, sonte foli edhe për zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, duke vënë theksin tek gara për kryeqytetin.

Thaçi tregoi se zgjedhjet i ka përcjellur nga shtëpia. E duke u shprehur i kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve, ai foli edhe për votën e tij, shkruan gazetametro.net.

“Unë jam qytetar i Prishtinës. Do të votojë për një Prishtinë të re, evropianë, më moderne, më e zhvilluar më e pasur”, ka thënë Thaçi.

E kjo përgjigje jo konkrete e presidentit, nuk la pa u komentuar nga moderatori Baton Haxhiu. Ai e pyeti se çka i bie kjo përgjigje e tij. Por, Thaçi vazhdoi duke mos përdorur emra.

“I bie që unë do të marrë pjesë edhe si qytetar, do t’i kryej obligimet e mia të votimit. Unë jam për një Prishtinë më të mirë, ma evropiane më moderne, më e zhvilluar, më e pastër, më pak kaos dhe më shumë urbanizëm”, ka thënë presidenti.

Ndryshe, presidenti Thaçi u shpreh krenar që, siç tha ai, është i pari i një shteti që u bë model zgjedhjesh.