Kadri Veseli pasi dha votën e tij, tha se duhet të jemi krenarë me demokracinë tonë.

Kadri Veseli pasi bashkë me bashkëshorten dhanë votën e tyre në Shkollën “Faik Konica”, deklaroi se gjithçka ka shkuar mirë gjatë fushatës, por edhe deri tash në ditën e zgjedhjeve lokale.
Veseli tha se duhet të jemi krenarë me demokracinë në Kosovë, ndërsa deklaroi se Kosova po mban zgjedhjet më të mira në rajon.

“Një ditë shumë e bukur dhe me qene krenar për venin ku kemi ardhë si demokraci. Ka qenë një fushatë jashtëzakonisht pozitive”, tha Veseli.