“Askush nuk na shikon më përmes nishanit në Kosovë, pos ekstremistëve, të cilët gjenden në të gjitha anët. Mendoj se serbët munden normalisht të punojnë e të jetojnë me ata njerëz, në territorin tonë serb. Nuk duhet harruar se Patrikana e Pejës është Jerusalemi ynë”, ka thënë Bogolub Kariq, transmeton Koha.net .

Kryetari i Lëvizjes Forca e Serbisë Bogolub Kariq ka deklaruar se Serbia tani ka pozicionin politik që mendon për vendin e vet e edhe për serbët në Kosovë.

“Kam qenë këto ditë në Kosovë dhe kam parë se njerëzit tanë janë liruar paksa. Ata ndjejnë se munden, për fillim, t’i vizitojnë shtëpitë e veta e më pas edhe të kthehen për të jetuar atje”, citon “danas” të ketë thënë Kariq.

Sipas mendimit ë liderit të LFS-së, struktura politike e tubuar përreth Listës Srpska,e cila ka fituar në komunat me shumicë serbe në Kosovës, ka krijuar situatën politike jo krejtësisht stabile por që është më e mirë se sa që ka qenë.