Komisioni Shtetëror Zgjedhor publikoi emrat e këshilltarëve të sapozgjedhur të Qytetit të Shkupit. LSDM dhe koalicioni në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën, fituan 21 këshilltarë, ndërsa VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit fituan 17 mandate.

Nga partitë shqiptare, BDI siguroi tre vende në Këshill, Lëvizja BESA do t’i ketë dy këshilltarë, ndërsa një Aleanca për Shqiptarët. Përveç, Qytetit të Shkupit, KSHZ-ja ka publikuar edhe listën për këshilltarë nëpër komuna.