Kandidati i NISMA për Kosovën për kryetar të komunës në Deçan, Shkodran Imeraj, ka përjetuar një humbje të thellë në bastionin e partisë me të cilën janë në koalicion në nivel qendror, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Imeraj, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të marrë vetëm 91 vota, duke mos arritur as të kapërcej numrin prej 100 votash, raporton Insajderi.

Me përqindje i bie që Imeraj ka fituar vetëm 0.9 për qind të votave sipas rezultatit nga 94 për qind të vendvotimeve.Në Deçan ishin të regjistruar 42 mijë e 447 votues, ndërsa kanë dalë në votime vetëm 38.47 për qind.Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar pa balotazh me 9 mijë e 489 vota ndërsa i dyti ka dalë Mal Lokaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 531 vota.