Të dielën, më 29 tetor, në shumë komuna të Maqedonisë të banuara me shumicë shqiptare, do të zhvillohet rundi dytë votimeve – balotazhi, transmeton Koha.net.

Epilogu zgjedhor i Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarë dhe kundërkandidatit të tij nga BDI-ja, Ramis Merko po pritet me shumë interesim nga të dy taborët.

Përkrahësit e Selës , përmes Facebookut “Diaspora për Strugën”, janë mobilizuar si asnjëherë më parë.

Ata në këtë rrejt social kanë paralajmëruar udhëtime speciale për votuesit e Aleancës për Shqiptarët në mënyrë që të dielën të votohet për Zijadin Selën.

Sipas asaj që njoftohet, thuhet se udhëtimi me autobusë i mërgimtarëve për në Strugë është flas, ndërsa me avionë është me çmime të arsyeshëm .

Më herë në një intervistë për KTV-në, Sela e vlerësoi pozitiv rezultatin e rundit të parë zgjedhjeve lokale.

Ai u shpreh bindur se në balotazh do ta mposhtë kundërkandidatin e BDI-së, Ramis Merko, i cili u rendit i dyti me 7 mijë 916 vota.

Ai ka paralajmëruar koalicione parazgjedhore me partitë e tjera shqiptare para balotazhit.

Posted by Premtim Dema on Sonntag, 22. Oktober 2017