Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në një konferencë për mediat sot në Gostivar tha se do të tërhiqet një kohë nga politike. Ai edhe njëherë ia uroi fitoren Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët.

“Unë jam demokrat dhe e respektoj vullnetin e banorëve. Kundër-kandidatit tim i cili nuk ka program, i dëshiroj udhëheqje të suksesshme me komunën. Unë tërhiqem nga politika, por nëse banorët kërkojnë nga unë të jap kontributin tim, këtë dhe do ta bëj” tha Bejta.

Ai shtoi se nuk është “diktator i vogël” siç e ka quajtur mbrëmë Taravari dhe se ka punuar vetëm si kryetar komune.