Nisma për Kosovën, dega në Prizren, ka reguar gjatë ditës së sotme lidhur me parregullsitë e procesit zgjedhor, me ç’rast ka sulmuar PDK-në.

Sipas njoftimit të Nismës, komisionerët e PDK-së kanë tentuar që t’i nxjerrin jashtë vendvotimit fletëvotimet, duke bërë kështu, që të dëmtohet procesi demokratik i zgjedhjeve.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Nismës:

NISMA – DEGA Prizren kërkon nga organet e rendit dhe nga organizatori i zgjedhjeve që të mbahet rendi në objektet shkollore ku votohet, sepse qytetarve po u bëhet trysni nga militantet e subjekteve të ndryshme dhe menaxherave të shkollave, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të procesit zgjedhor.