Bogovina ndodhet mes krahut shqiptar që përfaqësohet nga Albon Xhemaili dhe atij maqedono-shqiptar Berzah Bejtulla. Qytetarë të shumtë po çojnë opinion peshën e mendimit të tyre duke e quajtur betejën mes të mirës dhe të keqes. Koalicioni shqiptar po e sfidon me çdo çmim koalicionin maqedono-shqiptar që ka marrë përforcim nga sigurimi i shtetit për ta penguar siç duket realitetin dhe peshën e votës së qytetarëve.

Albon Xhemaili qytetarët e njohin si njeri i pasionuar pas profesionit të tij duke shërbyer me dije dhe guxim qytetarëve të vet, dhe garës i ka hyrë që kundërkandidatit që përforcim e ka sigurimin e shtetit, Berzah Bejtulla ta sfidojë që qytetarët shqiptarë mos mbeten të nënshtruar nga politikat e mbrapshta që po instalohen në komunën e Bogovinës.

Shqiptarët e kanë ndjekur me vëmendje politikën që po instalohet në dëm të tyre, andaj dhe mbështetja e qytetarëve nuk ka për të munguar, pasi ndryshimi vjen vetëm me ofertat e reja politike dhe me njerëz të dëshmuar profesionalisht. Komuna e Bogovinës duhet të vendosë për të ardhmen e tyre mes dy kandidatëve që njëri ka opcion të mirën e tyre dhe tjetri me partinë tashmë të miksuar maqedono-shqiptare ndoshta për të nënshtruar apo humbur dinjitetin e qytetarit shqiptarë./fol.mk