Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se Arban Abrashi kandidati për Prishtinën ka shanset më të madha se Shpend Ahmeti të jetë fitues në balotazhin që zhvillohet me 19 nëntor.

Sipas saj gjasat për një fitore të tillë tashmë janë reale.

“Shanset për të kthyer Prishtinën janë tepër të mëdha, jo vetëm për shkak të rezultatit që është arritur në raundin e parë që është një diferencë e vogël sidomos që e krahasojmë më diferencën që ka ekzistuar në vitin 2013 në mes të Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit. Tani është diferenca shumë më e vogël dhe mund të përmbyset por po ashtu për shkak të natyrës së fushatës që po e bëjmë”, ka thënë Osmani në Rrokum Tv, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi të fokusuar në kontakt të drejtpërdrejtë pra derë më derë në secilën lagje të qytetit dhe do të sigurohemi të flasim me secilin qytetar pavarësisht se kë e kanë votuar ata në raundin e parë. Kemi punuar bashkë me një program me antë të cilit jemi të sigurt se Prishtina do të Zhvillohet dhe janë qeshte të realizueshme sepse kemi punuar me ekspert përkatës për secilin problem që ekziston”, ka thënë Osmani. /Indeksonline