“Sot realizova një takim pune me Shoqatën e Stomatologëve Shqiptarë, në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësues të agjencioneve turistike në Tetovë. Ata më informuan rreth projektit “Turizmi Dentar” me të cilin është paraparë që të organizohen udhëtime të turizmit mjekësor nga vendet skandinave dhe europiane, që do të mundësojmë për shtetasit e huaj të qëndrojnë në Tetovë dhe të realizojnë shërbimet dentare tek ne, për çmime shumë më të volitshme se sa në vendin e tyre”, ka shkruar në rrjetin e saj social Teuta Arifi pasi që është përballur me nje situatë të pakëndshme në një lagje të Tetovës ku banorë të revoltuar kanë kerkuar largimin e saj.

Në fytyrën e saj janë vërejtur dukshëm shenjat e shqetësimit dhe thuajse nuk e ka pasur mendja tek takimi i realizuar./Sakte.net