Është përmbyllur votimi i raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Brenda pak orësh do të shpallen rezultatet dhe do të kuptohet se kush do të udhëheqë më komunën e Strugës. Në garë për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme me këtë komunë janë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta./Sakte.net