Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 8:30 në mëngjes ngasësi nga pakujdesia, me rrotat e prapme të kamionit ka goditur një punëtor të “Bechtel Enka”, i cili ka pësuar lëndime serioze.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e punëtorit 41-vjeçar nga lëndimet e marra nga goditja e kamionit, transmeton Koha.net.

I dyshuari 24-vjeçar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore.