Në adresën e portalit Sakte.net ka arritur porosia e ish luftëtarit të UÇK – së, i njohur me nofkën Çeçeni.
Në vazhdim e publikojmë të plotë përmbajtjen e kësaj letre, si dhe videon e bashkëngjitur.

“Kriminelët së bashku u kthyen në vendin e krimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit, brënda një muaji solli dy herë Zoran Zaevin në Tetovë, madje në Reçicë të Vogël, liderin e partisë e cila dhunshëm me forca speciale sulmoi gjeneratën e parë të studentëve me lapsa dhe fletore në duar. Në këtë krim shtetëror ngeli i vrarë dëshmori i Universitetit të Tetovës. Abdylselam Emini dhe ngelën të plagosur e rrahur shumë studentë dhe qytetarë shqiptar. Ende pa u tharrë lotët dhe pa u tretur gjaku i njomë, Teuta Arifi u emërua këshilltare në kabinetin e Branko Cërvenkovskit. BDI me guximin me të madh rikthen një nga një kriminelët në vendin e krimit, në Tetovën e flamurit, Universitetit të Tetovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Pasi nuk u mjaftua me apelet dhe kërkesat e zhurmshme të Zoran Zaevit dhe Radmila Sheqerinkës për ti dhenë një mandat të dytë Teuta Arifit, mbrëmje krah për krah me komanddantët që ndoshta fituan luftën por varrosën paqen u shfaq edhe Lube Boshkovski. Këtij veprimi të ulët nuk mun ti thuhet as më pak, as më shumë se tradhëti. Nëse BDI për pushtet ka humbur arsyen dhe kujtesën, ajo do ti rikthehet në mbrëmjen e ditës së dielë, sepse shqiptarët ashtu siç thotë Ismail Kadare falin por nuk harrojnë. Për fund, çfarë është turpi për rezilin”, shkruan Jetmir Bejtuli i njohur me nofkën “Çeçeni”./Sakte.net