Në një intervistë cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, prokurori Andrew Carney nuk ka pranuar të komentojë për profilin e Sekiraqës por nuk ka hezituar të konstatojë se ai kishte ndërtuar një grup të fuqishëm dhe me ndikim.

I fuqishëm dhe me ndikim. Kështu e ka vlerësuar Enver Sekiraqën, prokurori i EULEX-it Andey Carney.

Në një intervistë ekskluzive cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Carney nuk ka pranuar të komentojë për profilin e Sekiraqës por nuk ka hezituar të konstatojë se ai kishte ndërtuar një grup të fuqishëm dhe me ndikim.

“Ai është konsideruar si njeri me ndikim dhe fuqi veçanërisht në Prishtinë e sidomos në Vranjevc”, ka thën Carney.

Prokurori i cili për një kohë të gjatë është marrë me rastin Sekiraqa ka folur edhe për dëshmitarët dhe presionet ndaj tyre.

Ai ka përmendur dëshmitarët VIP dhe dëshmitarë të tjerë të cilët, sipas tij, ndryshuan deklaratat gjatë procesit gjyqësor kundër Sekiraqës.