Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup në një Samit me fokus biznesin dhe ndërlidhjen mes vendeve.

Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar dhe do të jetë pjesë e panelit të diskutimit mbi mundësitë e konkurueshmërisë së Rajonit në arenën globale.

Sipas RTSH-së Rama do të jetë në krah të homologëve të tij; Zaev, Markoviç, Haradinaj. Gjithashtu Rama parashikohet të ketë një pritje nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Pjesë e Samitit të Shkupit në të cilin marrin pjesë më shumë se 166 përfaqësues të bizneseve lider në rajon është edhe Komisioneria e Bashkimit Europian për Transportin, Violeta Bulc.

Samiti i Biznesit në Shkup, pjese e agjendës së nismës së Berlinit, është vijim i përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar mosshkuarjen e tij në këtë samit, për shkak “të agjendës me rëndësi në Kosovë”, transmeton Koha.net.