Emërimi i Vladimir Lazareviqit si ligjërues në Akademinë Ushtarake në Serbi, ka bërë që për këtë çështjke të raportojë edhe Reuters.

Lazareviq i cili është konfirmuar se do të punësohet në akademi të Serbisë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

“Edhe pse në disa vende gjykimi për krime luftë mund të jetë minus, në Serbi është shndërruar në medalje nderi”, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Veç kësaj, është përmendur edhe deklarata e ministrit të Mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin i cili tha se “modele për kadetë duhet të jenë gjeneralët serbë, sidomos ata që kanë provuar veten e tyre në kohëra më të vështira”.

Siç u tha ky veprim ka alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut në Serbi, kurse Lazareviq është vetëm “një nga tre të dënuarit për krime lufte, të cilit i janë dhënë poste politike”.

Reuters thekson se i dënuari për krime lufte, Nikola Shainoviq një bashkëpunëtor i Millosheviqit, një javë pas lirimit në vitin 2015 u vendos si zyrtar i lartë në Partinë Socialiste në Serbi.

Edhe Veselin Slijvançan ishte i dënuar për vra sjen e 200 kroatëve civilë, gjithashtu ishte i ftuar në ngjarjet e Partisë Progresive Serbe (partisë së presidentit Vuçiq).

“Ky mesazh është shumë i rrezikshëm, ata luajnë me zjarrin. Ky është fundi i çdo vizioni i integrimit evropian, marrëdhenieve të mira me fqinjtë dhe bashkëpunimit rajonal”, tha për Reuters, Natasha Kandiq.

Lazareviq, Shainoviq dhe Slijvançan gjithmonë mohuan se kanë bërë ndonjë gjë gabim.

Ndaj këtyre emërimeve kishte reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ne jemi të shqetësuar thellësit nga glorifikimi i kriminelëve të luftës, dhe rehabilitimi i tyre në institucionet politike e shtetërore”, kishte thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/