Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur festën në kryeqytet.

Lideri i kësaj partie Isa Mustafa së bashku me kandidatin për Prishtinën Arban Abrashi kanë takuar qytetarë të cilët kishin dalë në rrugë për të festuar. Prezent janë zyrtarë më të lartë të kësaj partie.

LDK sipas Demokracisë në Veprim është partia më e madhe në vend me 210 mijë vota, 70 mijë më shumë se partia e dytë, PDK.