Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i ka apeluar banorëve të Çairit që votën e tyre t’ia japin kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiut. Mesazhi i tij është bërë pas takimit më Ganiun ku të dy kanë biseduar për projektet me të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone.

“me Visarin biseduam për atë që duhet së bashku të realizojmë, të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve të Çairit. Mua më duhet një njeri me të cilin këto ide do ti realizojmë së bashku”, ka thënë Shilegov. Me këtë rast ai i ka sjellë në vëmendje qytetarëve që më 29 tetor, të dielën të dalin të votojnë dhe votën e tyre në zgjedhjet e raundit të dytë t’ia japin Visarit.