Deputeti i LVV-së Albin Kurti, duke folur rreth rishikimit të buxhetit për vitin 2017, ka konsideruar se ky buxhet është i mjerimit, raporton “Zeri.info”.

“Ky është buxhet i mjerimit. Ky buxhet i mban të pasurit në nivel të njëjtë dhe e zhytë shtresën e mesme..”, deklaroi Kurti në seancën e sotme.

Ai më tej, konsideroi se rishikimi i buxhetit është tërësisht jostransparent.

Gjatë seancës së sotme, edhe LVV edhe LDK bënë të ditur se nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit, në të cilin pritet të shtohen disa prioritete./Zeri