Kandidati i Aleancës për Shqiptarë për komunen e Gostivarit Arben Taravari sëbashku me bashkëshorten e tij ka kryer obligimin qytetarë duke ushtruar të drejtën e votës.

“Ne do të bëjmë edhe një hap përvec që do të bëjmë ndryshimin e qytetit do të mundësojmë që gjithë qytetarët të frymojnë lirshëm. Besoj procesi do të rrjedh mirë pa keqperdorime dhe kjo do të ishte primati i këtyre zgjedhjeve”, tha Taravari

Ka kërcënime,telefonata,ka blerje votash dhe kjo është normale për nje parti e cila me vite ka udhëhequr në këtë mënyrë dhe nuk është dicka spektakolare deklaroi mes tjerash Taravari.