Sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media deputetët Fisnik Ismajli dhe Milaim Zeka kanë pasur një përplasje verbale.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka treguar për Periskopin, se çfarë ka ndodhur aty.

Ai ka thënë se në përfundim të mbledhjes, deputeti Milaim Zeka i cili po akuzohet për mashtrim me viza, ka filluar të flasë për padrejtësinë që po u bëhet depuetëve me heqjen e imunitetit.

“Ai ia nisi me fol për padrejtësinë që iu ka bërë me heqjen e imunitetit si deputet, dhe me heqjen e imunitetit për krejt deptuetët faktikisht, prej rastit të Fatmir Limajt. Dhe filloi me fol se sa e padrejtë është që plot deputetë po mbahen pa kurrfarë prove në arreste shtëpiake dhe po maltretohen”, ka thënë Ismaili.

Por kjo gjë e kishte irrituar deputetin Fisnik Ismajli, meqë ishte vet deputeti Zeka i cili kishte akuzuar deputetët e VV-së edhe pse nuk kishte prova për fajësinë e tyre.

“Unë e morra fjalën dhe ia bëra me dije që deri dje na ka quajtur ‘terro rista’ në foltore, na ka quajtur ‘terro rista’ në televizion, e tash në krah tonin, në krah të deputetëve që padrejtësisht janë mbajtur në arrest, ky po mundohet me u viktimizu. Dhe i thash që ti mos u krahaso me deputetët tanë sepse as vepra jote për të cilën akuzohesh nuk krahasohet me veprat e deptuetëve tane dhe me kauzën tonë”, u shpreh Ismaili për Periskopin.

E fjalët e Ismajlit nuk i kishin pëlqyer Zekës.

“Ai u cart dhe tha se ti nuk ke nevojë me më tregu mua se çka me fol dhe me ofendoi dhe i thash kujdes se herën e fundit që ke ofendu rënd dikë ka ndodh një incident. Ai u cu në këmbë dhe me tha pse a edhe ti po don me më ra a? Dhe i thash jo nuk e kam njet me u marr me një m** si ti, dhe kaq”, tha ai.