Të shtunën e kaluar persona ende të panjohur kanë vjedhur mbi 20 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion ende nuk e di se si janë “zhdukur” këto barna. Zyrtarë të tij kanë thënë se dy infermierë që i kanë pasur çelësat e derës së minibarnatores ku janë ruajtur këta anestetikë janë suspenduar.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Prokuroria e Shtetit. Një shishe e vjedhur e sevofluranit nga Ministria e Shëndetësisë blihet me çmim rreth 138 euro. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)