Ka votuar edhe kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit ka deklaruar që pret verdiktin e popullit dhe të fitojë më i miri. Ai nuk është shfaqur optimist para mediave.

“Sot është një ditë që secili qytetarë ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtën e tij, shpresoj që edhe sot si para dy jave do të shkojë në rregull dhe në fund vendimin do e japin qytetarët, atë që do vendosin ata unë do e pranoj dhe do ndjek gjithë procesin dhe më i miri le të fitojë”, ka deklaruar kësht Ganiu pasi ka votuar.