Të drejtën e tij për të votuar e ka shfrytëzuar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili është në balotazh për komunën e Tetovës.

Kasami ka ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën për të votuar për një jetë të re, me dije dhe guxim.

Në Maqedoni sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët do të votojnë në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.