Nëse parashtroni pyetjen se pse politikani i “sinqertë” dhe “modest” Zoran Zaev përkrah një kryetare të dështuar si Teuta Arifi, përgjigjen e gjeni shumë lehtë: Për shkak se fëmijët e Zaevit nuk e pinë ujin me helm nga ujësjellësi i Tetovës. Për shkak se as nipat e mbesat e Zaevit nuk e pinë këtë ujë me “shije” dhe “aromë” ndryshe, të cilin e pinë dhjetëra e dhjetëra mijë fëmijë tetovarë. Për shkak se fëmijët e Zaevit pinë ujë të pastër nga ujësjellësi i Strumicës, ose që e blejnë në shitore, luks që nuk mund të ja lejojnë vetes shumë fëmijë në Tetovën e varfëruar tejmase gjatë këtyre viteve sa është në pushtet BDI-ja.

Zaev sot do të pijë një kafe në Tetovë dhe do të ikë. Mirëpo nëse tetovarët nuk e marin fatin në duart e tyre, Teuta Arifi mund të mbetet edhe katër vite tjera në pushtet. E bashkë me të edhe uji helmues nga ujësjellësi i Tetovës. E bashkë me Teutën me siguri do të rikthehet edhe deponia e Tetovës. E pastaj edhe Jugohromi pa filtra. Këto janë arsyet pse Zaevi dhe LSDM-ja e përkrahin Teuta Arifin. Këto janë arsyet pse tetovarët duhet të votojnë për ndryshime më 29 Tetor!“, – shkruan Adnan Azizi nga Lëvizja BESA.