Si pasojë e aksidentit i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Pavlan në magjistralen Prishtinë-Pejë, janë të lënduar disa persona të cilët pas arritjes së autoambulancave janë drejtuar për në qendrat emergjente rajonale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti zinxhiror ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në të cilin ka disa persona të lënduar.

“Mund ta konfirmoj si aksident ku ka edhe persona të lënduar në të. Ky aksident ka ndodhur mes disa veturave më magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Pavlan. Pas pranimi të raportit të policisë mbi ngjarjen do të mund të informojnë më hollësisht”, ka thënë Ibraj.