Autoritetet turke sot i arrestuan 66 pjesëtarë të aviacionit ushtarak për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen FETO, të kryesuar prej predikuesit islamik, Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA, njofton televizioni En-Ti-Vi.

Arrestimet janë kryer me urdhrin e prokurorisë së qytetit Eksishehir.

Gjylen akuzohet se është organizatori kryesor në tentimin për grusht shtet në vitin 2016, kur disa njësi të armatës turke dhe aviacionit civil tentuan ta rrëzojnë presidentin, Rexhep Taip Erdogan.