Avokati Azem Vllasi deklaroi sot në Beograd se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Sipas tij, është e nevojshme dhe e dobishme normalizimi i marrëdhënieve, para se gjitha, për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Këto komente Vllasi i bëri në takimin e dialogut strategjik të Beogradit. Ai tha se beson që marrëdhëniet Beograd-Prishtinë do të normalizohen më së shumti për një vit e gjysmë.

© ZËRI.INFO