Qeveria e Zaevit po funksionon pa 3 drejtues që duhet të zëvendësojnë Ramiz Merkon, Visar Ganiun dhe Arben Taravarin të cilët u zgjodhën kryetar komunash në zgjedhjet lokale.

Fushata e ashpër zgjedhore dhe në veçanti vrazhdësia e deklaratave të Zijadin Selës si dhe koaliconimi i tij me VMRO DPMNE dhe Besa, solli deri tek mundësia e rikomponimit të Qeverisë.

Zaev ka paralajmëruar që me ose pa Selën, qeveria reformuese do të vijoj sepse i ka numrat e mjaftueshëm.

Ndërsa sot, mediat kanë njoftuar që deputetet e BDI në asnjë mënyrë nuk do të votojnë për ministrin e ri të Shëndetësisë nëse ai do të jetë nga radhët e partisë së Ziadin Selës, pasi Aleanca për shqiptarët nuk e ka vendin në qeveri.

“Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Ziadin Selës, pasi ai më këmbëngulje insiston se Ahmeti ka porositur atentatin e 27 prillit në Kuvend. Sela ka bërë koalicion me VMRO DPMNE dhe Besa, andaj dhe vet është rreshtuar në krahët e opozitës. Prandaj, Deputetët e BDI-së nuk do të votojnë ministrin e Aleancës në asnjë mënyrë. Aleanca nuk ka bartur
kurrfarë përgjegjësie politike në qeveri, as ka kontribuar në gjuhën shqipe, as edhe reformat në qeveri. Ajo qe dy muaj nuk është në qeveri. Por, nuk vërehet mungesa e tyre, pasi nuk vërehet as edhe prania e tyre në qeveri”,ka thënë funksionar i lartë i BDI-së.

Në këto rrethana, edhe nëse Zaev pranon kandidatur nga Sela për Ministër të Shëndetësisë, ai mund të zgjidhet vetëm me votat e VMRO DPMNE-së për arsye të mungesës së 10 votave të BDI-së.
Pa votat e deputetëve të BDI, edhe nëse kandidatin e Selës e votojnë LSDM, Besa dhe Alenaca, përsëri nuk arrin dot të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur sepse ato bashkë përbëjnë vetëm 56 deputet, ndërsa nevojiten 61.
Rikujtojmë se BDI, nuk e kishte problem ta votojë Nikolla Gruevskin kryeministër, as Gordana Jankullovskën, Mitko Çavkovin, Zoran Stavrevskin, Nikolla Todorovin për ministra, që flet qartë për bekgraundin patriotik të kësaj partie. Kulmi i patriotizmit të BDI-së ishte Sasho Mijallkovi si drejtor i DSK-së, gjatë tërë kohës sa Funksiononte koalicioni VMRO-BDI.