Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Bruksel, patë takim me karakter pune me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politik të Jashtme dhe të Siguris, Federika Mogerini, me ç’rast u diskutuan temat për zgjerimin e BE-së, sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat ballafaqohet Kontinenti.

Në takim, Osmani vuri në dukje realizimin me sukses të Planit 3-6- 9, nga i cili pret që në tërërsi t’i manifestojë kërkesat e BE-së për reformat në Maqedoni të cilat duhet të bëhen brenda një afati të caktuar. Osmani foli për angazhimin e Qeverisë që me guxim t’i përkushtohet mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura politike, përfshirë dhe kontestin me Greqinë për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst, Osmani tha se Qeveria, por edhe qytetarët e Maqedonisë presin hapa konkretë nga ana e BE-së të planin e vizibilitetit të perspektivës evropiane të Maqedonisë.