Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të veturave të EULEX-it për MPB-në. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Famur Sefaj dhe zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it, BerndThran.

Me këtë rast EULEXi ka dhuruar 33 vetura të tipit NissanPatroll, të prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 300 mijë euro.

Ministri Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, falënderoi misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave, ku vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB.