Nuk ka më një institucion përgjegjës për dialogun me Beogradin në sistemin institucional në Prishtinë, pasi që nuk ka ministri, zyra apo shërbime të tjera në qeverinë e sapoformuar të Kosovës, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Prandaj Gjuriq pohon se Kosova më s’është e interesuar për dialog dhe për këtë nuk ka as ekip për dialogun.

“Është e qartë se Prishtina nuk është e interesuar në dialogun që ka udhëhequr deri më tani, përndryshe nuk do të shpërbëhej ministria e udhëhequr nga Edita Tahiri”, ka deklaruar Gjuriq për Politika.