Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Artan Grubi dje mori pjesë në hapjen e Konferencës së parë plenare të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, zëvendëskryetarin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, shefin për punë politike, juridike dhe të brendshme, informata dhe komunikim nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Llukash Hollub, dhe zëvendësministrin e Politikës së Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok.

“Kam nderin e veçantë ta përfaqësoj Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në këtë Forum respektabil në shenjë të mbështetjes së plotë në fillim të këtij projekti vërtetë të rëndësishëm në drejtim të krijimit të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë të mbështetur bashkërisht nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Qeverisë së SHBA-së”, nënvizoi ai.

Ai ka theksuar se Maqedonia, dhe të gjithë ne, fituam shans të dytë dhe duhet ta shfrytëzojmë në atë mënyrë që doemos duhet të vendosen institucione demokratike që do ta garantojnë sundimin e të drejtës, pavarësinë e institucioneve, përgjegjësinë dhe barazinë e të gjithëve para fjalës së ligjit.

Ndryshimet të cilat i kërkojnë qytetarët tanë, vijoi ai, ndryshimet të cilat e presin partnerët tanë ndryshimet të cilat i kemi premtuar ne dhe që duhet sot ti porosisim, duhet ti kyçin të gjitha grupet interesante nëpërmjet të hapjes së debatit për të gjitha çështjet me të gjithë aktorët kryesorë.

“Kjo është mënyra e vetme jo vetëm për përparimin e sundimit të së drejtës dhe për ndërtimin e vizionit personal për atë se çfarë vendi anëtar dëshiron të jetë Republika e Maqedonisë, por edhe për arritjen e vendimeve të qëndrueshme dhe të pranueshme në përgjithësi. Vitin e kaluar më 11 dhjetor, por edhe këtë vit më 15 tetor në Maqedoni, me të vërtetë lindi diell i ri, dielli i lirisë, po unë, dhe të gjithë ne jemi të vendosur që ai diell të jetë diell e barazisë, diell i përgjegjësisë, diell i Maqedonisë Euro Atlantike”, tha deputeti i BDI-së.

Ai shtoi se për realizimin e këtij qëllimi kryesisht është i rëndësishëm jo vetëm ndërtimi i agjendës nacionale dhe përcaktimi i qartë i gatishmërisë së shtetit në plotësimi i kritereve për anëtarësim si dhe kërkesa e përkrahjes pa dyshim nga Komisioni, por edhe plotësimi dhe implementimi i kësaj Agjende.

“Deri tani Bashkimi Evropian përmes institucioneve të tij dhe vendeve-anëtare në mënyrë aktive i mbështeste përpjekjet dhe proceset e Qeverisë për kthimin e vendit në rrugën evropiane. Nga ana tjetër, në mënyrë aktive duhet të përfaqësohet agjenda evropiane e Maqedonisë, për përfshirjen e saj në Udhërrëfyesin e Bashkimit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor më së voni deri në vitin 2025. Vetëm një sinjal i qartë për mbështetjen e normalizimit të mëtejshëm të ambientit politik mund të shpie në konsolidimin e brendshëm të resurseve personale dhe shndërrimin e proceseve formuese në praktikë”, theksoi mes tjerash Grubi.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropianei shtoi duke u mbështetur në faktin se të gjitha partitë politike parlamentare në programet e veta i mbështesin reformat, ne, Komisioni për Çështje Evropiane tentojmë ta plotësojmë në trupin reformues konsensual, në të cilin të gjitha vendimet do të tentojmë të miratohen me konsensus.