Kryeministri Ramush Haradinaj këtë të shtunë i ka shkuar për vizitë ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit.

Me vartësin e tij Haradinaj fillimisht zhvilloi një takim. Të dy takuan edhe drejtorët e departamenteve dhe kryeshefat e agjencive. Më pas të dy bashkë dolën në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit tha se me Hasani kanë biseduar për punë dhe objektivat e ministrisë së Tregtisë. Haradinaj, nga këtu foli edhe për liberalizimin e vizave. Ai edhe një herë tha se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vet e kundërshton.

Por kreu i qeverisë duke folur për punë e komisionit të ri ka paralajmërua se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit pa specifikuar qartë se çka.