“Gara është shumë e ngushtë, mjafton një skandal i vogël, ose një gaf politik, që kandidatit të Prishtinës t’i kushtojë me humbje. Ndryshe, Shpend Ahmeti mbetet favorit në garë, i cili me disponimin aktual udhëheqë lehtë. Dega III dhe Dega IV e LDK, nuk duken të mobilizuara mjaftueshëm për ta përmbysur rezultatin në favor të Abrashit” ka deklaruar Valon Syla, publicist dhe drejtor i Gazeta Metro.

Sipas tij, fitorja e cilitdo kandidat në komunën e Prishtinës, do të ketë pasoja edhe në lidershipin e partive, LDK – së apo Vetëvendosjes.

“Gara me aq sa po shoh është shumë e vështirë edhepse mendoj se Shpendi është më favorit se Arbani”. Fitorja e Arbanit do ta bënte LDK-në faktor të pamohueshëm në zgjedhjet e ardhshme”. Shpendi e ka rastin të tregohet fitues në Prishtinë dhe më fitues se lideri i partisë së vet, Visar Ymeri dhe Albin Kurti që kanë humbur zgjedhjet. Nuk është garë që veç votohet në Prishtinë por Prishtina është aq e rëndësishme sa çfarëdo vendimi që merret ka pasoja në lidershipin e partive”, ka deklaruar Valon Syla për portalin Sakte.net

Nga raundi i parë i zgjedhjeve, diferenca midis Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit është rreth 7.000 vota./Sakte.net