Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje për koalicion me AKR-në në këtë komunë për balotazhin e 19 nëntorit.

“Ju njoftojmë që, sot (e diel), në orën 13:00, në zyrat e LDK-së në Ferizaj, zyrtarizohet marrëveshja e degës së LDK-së në Ferizaj me degën e AKR-së, për përkrahjen e z. Muharrem Svarqa në balotazhin e 19 nëntorit”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

LDK në Ferizaj do të përballet me Agim Aliun e PDK-së më 19 nëntor.