Spektri politik në Kosovë po vazhdon të mos bjerë në ujdi rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për më shumë se dy vjet.

Demarkacioni u shndërrua në “mollë she rri” jo vetëm mes Kosovës e Malit të Zi, por edhe mes liderëve të vendit.Spektri politik në Kosovë po vazhdon të mos bjerë në ujdi rreth kësaj marrëveshjeje për më shumë se dy vjet me radhë.

Kryeministri Ramush Haradinaj (si kundërshtues i ashpër i versionit aktual) menjëherë pasi erdhi në krye të ekzekutivit emëroi një Komision të ri për Demarkacionin, meqë konsideroi se versioni aktual është i gabueshëm, shkruan Zeri.

Megjithëkëtë, Haradinaj para pak ditësh paralajmëroi se Demarkacioni mund të përfundojë në Arbitrazh po që se nuk gjendet një zgjidhje.

Por, kundërshtimi erdhi menjëherë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili kërkoi që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt. Thaçi pos kësaj kritikoi ashpër drejtuesit e Komisionit të ri për Shënjimin e Kufirit, të cilët i cilësoi si manipulues të publikut. Duke mos dashur t’i komentojnë fare deklaratat e presidentit, përfaqësuesit e këtij komisioni u zotuan se do të sjellin fakte edhe nëse ato janë të dhimbshme.

Kurse opozita vlerësoi se Thaçi po insiston në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje meqë ai është vetë nënshkrues i versionit të tanishëm…