Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit policia e trafikut ka realizuar ekspertizë në gjithsej 40 aksidente trafiku. Prej tyre, katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër aksidente, në 12 lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona, ndërsa në 24 janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB, të premten policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 14 aksidente trafiku, prej të cilëve në një lëndime të lehta trupore ka marrë një person, në tre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa 10 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale.

Të shtunën, është kryer ekspertizë në 15 aksidente trafiku. Dy persona janë lënduar më rëndë në dy aksidente, në katër lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, ndërsa nëntë kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, gjatë këtyre tre ditëve policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e tridhjetë e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 46 janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit dhe drejtim të automjetit para se të fitojnë të drejtën e drejtimit, 25 shoferë e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të patentë shoferit, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë janë rreshtuar në mënyrë jo të rregullt, si dhe 12 shoferë për shkak të parakalimit jo të drejtë. Janë sanksionuar edhe 111 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 133 automjete.